Tërmet në veri të Shqipërisë, lëkundjet ndjehen edhe në Kosovë

Një tërmet me magnitudë 3.3 u regjistrua mbrëmjen e sotme në veriun e Shqipërisë. SI pasojë, lëkundjet janë ndjerë edhe në disa pjesë të Kosovës.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti u regjistrua me epiqendrën 9 kilometra në veri të Kukësit, me një thellësi prej 10 kilometrash.

Tërmeti ka ndodhur 24 km në jugperëndim të Prizrenit dhe ka magnitudë 3.3 shkallë Rihter.

Raportimet nga qytetarët në Prizren dhe zonat përreth tregojnë se lëkundjet kanë qenë të lehta dhe nuk janë raportuar dëme materiale apo lëndime.