Vijon të thellohet bilanci i viktimave nga lufta në Gaza.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, të paktën 46584 palestinezë janë vrarë dhe 109731 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite që prej fillimit të luftës, që përkon më datë 7 tetor 2023.
Në një deklaratë për mediat, ministria thekson se në 24 orët e fundit janë vrarë 19 palestinezë.