Të paktën 30 persona humbën jetën gjatë festivalit Kumbh Mela në Indi. Ky festival, që mbahet çdo 12 vjet dhe zgjat mbi gjashtë javë dhe është konsideruar si mbledhja më e madhe fetare në botë, duke tërhequr dhjetëra milionë njerëz anë e mbanë vendit.
Incidenti ndodhi mes orës 01:00 dhe 02:00, kur një grup pelegrinësh thyen barrierat dhe shkelën adhuruesit që prisnin të kryenin ritualin në lumë, që besohet se pastron mëkatet dhe çon në ‘shpëtim’.
Numri i viktimave mbeti i pasaktë për më shumë se 12 orë, deri në një konferencë për shtyp ku autoritetet konfirmuan se të paktën 30 persona kishin humbur jetën dhe 60 të tjerë ishin plagosur.
Pavarësisht kaosit, disa pelegrinë thonë se janë të vendosur të vazhdojnë ritualet dhe të bëjnë ‘banjën e shenjtë ‘. Të paktën 50 milionë njerëz ishin larë të mërkurën, duke e çuar numrin total që nga fillimi i festivalit në 249.8 milionë.