Trajneri i Partizanit, Veselinovic dha mendimin e tij pas barazimit 1-1 ndaj Dinamos. “Përshtypjet e para janë që ishte ndeshje interesante, i kam marrë këto përshtypje nga fusha dhe njerëzit. Patjetër që nuk është korrekte të flasim për kundërshtarin, ekipin tim dua ta falenderoj për angazhimin dhe motivimin, po ashtu dhe tifozët në tribunë. Atë që kemi punuar në stërvitje gjatë javës e shfaqëm dhe në fushë.

Duke iu referuar pjesës së parë, mendoj e ekuilibruar, ne kemi pasur më shumë raste se ato dhe duke kontrolluar hapësirën. Kemi luajtur kundër një kundërshtari të shëklqyer dhe shumë e vështirë të mbahet ritmi për 90 minuta.

Duhet ta kuptojmë dhe pjesën që ka futbollistë që para 5 muajsh nuk janë llogaritur shumë, tani duhet të bëjnë dhe pjesën e lidershipit. Duke patur përvojë e di që tani kanë nevojë për përkrahje dhe tani e kanë përkrahjen time. Kuptoj dhe rrënjët që mund të shfaqin gjatë ndeshjes, më parë ato përgjegjësi i ka marrë dikush para tyre.

Mando dhe Guxhufi janë të rinj, nuk frikësohem t’u jap shansin lojtarëve të rinj. Eleke ka 6 muaj pa bërë ndeshje, ka vetëm 1 stërvitje dje. Me Eleken duhet të jemi të kujdesshëm, dua ta shfrytëzoj, ka luajtur në klube të mëdha. Duhet të jemi realistë me gjendjen e tij dhe të presim. Ndërkohë duhet të aktivizojmë lojtarë të rinj që janë në ekip.

Me ka ardhur një ide, kam 25 vite trajner dhe hera e parë që më ndodh. Jam 5 muaj këtu dhe 22 javë, hera e parë që më ndodh të mos ketë asnjë penallti në favor. Nuk është se kam qenë ndonjëherë në situatë të tillë, por duhet të përshtatem. Me këto karakteristika që kemi, mundohemi të shfrytëzojmë maksimalisht gjithçka që kemi. Nga ana tjetër kemi dhe kundërshtar, të cilët meritojnë respekt”, u shpreh Veselinoviç.