Ernest Muçi nuk do të largohet nga Besiktas. Trajneri i ri i skuadrës nga Stambolli, Ole Gunnar Solskjaer ka vendosur që të mbajë në skuadër sulmuesin shqiptar, deri në fund të sezonit.

Solskjaer kërkon t’i japë edhe një shans sulmuesit shqiptar, i cili do ketë mundësi që të tregojë veten këto muaj. Edhe pse prej javësh përflitet për një “divorc” mes palëve, tekniku norvegjez e hoqi atë nga merkato, duke shuar kështu çdo dilemë të mundshme për të ardhmen e tij.

Ernest Muçi po luan sezonin e dytë me Besiktas. Në kampionatin turk, në dy edicionet e marra bashkë, 23-vjeçari ka luajtur 29 ndeshje dhe ka realizuar 7 gola.