Presidenti amerikan, Donald Trump i është drejtuar virtualisht me një fjalim, pjesëmarrësve në Forumin Ekonomik të Davosit. Trump thotë se Arabia Saudite duhet të ulë çmimet globale të naftës në mënyrë që t’i japë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, shkruan Sky News. Ai thotë se sauditët dhe OPEC (Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës) janë “përgjegjës deri në një masë” për vazhdimin e luftës.
“Jam i habitur që nuk e bënë këtë para zgjedhjeve, duhet të tregosh pak dashuri”, tha Trump.
“Nëse çmimi do të ulej, lufta Rusi-Ukrainë do të përfundonte menjëherë. Tani për tani, çmimi është mjaft i lartë sa që lufta do të vazhdojë. “Duhet të ulni çmimin. Ata duhet ta kishin bërë shumë kohë më parë. Ata janë shumë përgjegjës deri në një masë, miliona jetë po humbasin.”