Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka postuar dy harta të Kanadasë në llogarinë e tij në Twitter, mes propozimeve të tij për ta bërë vendin fqinj shtetin e 51-të të SHBA-së.

Në hartën e parë, territori i Kanadasë është pikturuar së bashku me Shtetet e Bashkuara me ngjyrat e flamurit amerikan dhe si përshkrim i imazhit Trump ka shkruar: “Kanada”. Në hartën e dytë, Kanadaja është e hijezuar me të njëjtën ngjyrë si SHBA-ja, me emrin “Shtetet e Bashkuara” të shkruar me shkronja të zeza, shkruan A2 CNN.

Meksika fqinje është theksuar me një ngjyrë tjetër dhe vetëm pjesa veriore e saj është në hartë. Trump më herët i bëri thirrje Kanadasë që t’i bashkohet SHBA-së në përgjigje të njoftimit të kryeministrit Justin Trudeau për qëllimin e tij për të dhënë dorëheqjen. Ai deklaroi se bashkimi i dy vendeve do të heqë tarifat tregtare, do të ulë taksat dhe do të garantojë sigurinë e plotë të Otavës nga kërcënimet e supozuara nga anijet ruse dhe kineze, të cilat sipas republikanit i rrethojnë vazhdimisht.