Manchester United synon të forcojë skuadrën në afatin kalimtar të janarit. “Djajtë e kuq” kanë nevojë për një sulmues krahu dhe tekniku Amorim ka kërkuar nga drejtuesit transferimin e Jamie Gittens.
Anësori 20-vjeçar i Dortmund pëlqehet shumë nga Amorim dhe loja e tij, përshtatet shumë me atë që aplikon tekniku.
Sipas Sky Germany, United është gati të futet në bisedime për Gittens, i cili ka impresionuar me 11 gola dhe pesë asiste në 26 ndeshje në të gjitha garat këtë vit me fanellën verdhezi. Talenti me pasaportë angleze, ka dalë nga të rinjtë e Manchester Cityt.