Po përsërit veten, ndonëse mund të arrijë më lart.
Për të dytën herë radhazi, Myrto Uzuni u përzgjodh në formacionin më të mirë të ligës së dytë të Spanjës nga e përditshmja “Marca”.
Lexuesit e gazetës më të madhe sportive të vendit votuan në anketën e hapur përpara vitit të ri dhe sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk mund të mungonte në njëmbëdhjetë lojtarët më të mirë të gjysmës së parë të kampionatit.
Beratasi është përfaqësuesi i vetëm i Granadës në këtë ekip, ku dominon Almeria me katër lojtarë, ndërsa Santander ka tre.
Uzuni u përzgjodh në formacionin më të mirë të gjysmës së sezonit në Ligën e dytë spanjolle edhe në 2022-2023, pikërisht nga “Marca”, dhe gjithashtu ishte i vetmi lojtar i Granadës, përkundër katër futbollistëve nga Las Palmas.
Në fund të atij edicioni, shqiptari fitoi Këpucën e Artë si shënuesi më i mirë me 23 gola, dhe gjithashtu u bë pjesë e njëmbëdhjetëshes më të mirë.
Ekziston mundësia që këtë herë ai të tejkalojë veten sepse 14 gola I ka shënuar që në gjysmën ndeshjeve, dhe me këtë ritëm mund të arrijë në 28.
Rekordi historik i Ligës së Dytë është 25 gola, ndonëse kandidati kryesor për Këpucën e Artë mbetet Luis Suarez i Almerias që ka shënuar 16 rrjeta, dy më shumë sesa ylli kuqezi.