Cristiano Ronaldo shënoi golin e 921-të në karrierën profesioniste. Këtë të enjte CR7 kaloi në epërsi Al Nassr, me ekipin e tij që zhvilloi ndeshjen në udhëtim kundër Al Raed.
Duhej minuta e 35-të kur një krosim nga larg i Brozovic të devijohej në rrjetë nga Ronaldo, i cili me një prekje të lehtë nxori portierin Synyr nga trajektorja. Edhe pse më 5 shkurt mbush 40 vjeç, Ronaldo po tregon se nuk ka të ndalur dhe për ekipin e tij është faktor deçiziv.
Duket se portugezi nuk ka ndërmend të tërhiqet pa e dërguar topin në rrjetë 1 mijë herë, të paktën siç e ka deklaruar ai vetë, një objektiv që duhet të marrë disa sezone.