Kur Sali Berisha u rikthye në krye tëPD-së me rithemelimin, premtoi primaret si thelbin e demokracisë në parti. Edhe kur mori vulën, edhe kur iu bashkuan deputetët e Bashës, iu premtoi atyre dhe gjithë demokratëve se zgjedhja e kandidatëve për deputetë të PD-së do të bëhej përmes procesit të primareve në parti. Është premtimi kryesor i Berishës për reformimin sipas tij të Partisë Demokratike.
Sa herë e pyesin gazetarët kur do të zhvillohen primaret ai përgjigjet: Po, po do jenë.. Dhe ndryshon temë.
Kanë mbetur katër muaj për të mbërritur tek dita e zgjedhjeve dhe shanset për të organizuar primaret nuk janë më. Vetë Berisha e shmangu pyetjen e gazetarëve sot në dalejn e tij para SPAK, ashtu siç e ka shmangur edhe herë të tjera kur është pyetur nga gazetarët. Duke shmangur primaret, Berisha i lë të gjithë deputetët gojëkyçur, të përulur dhe në rresht për një deri ditën klur ai të publikojë listën e kandidatëve për deputetë.
Deri atëherë, të gjithë deputetët e PD-së me në krye Gaz Bardhin do të kërcejnë vallen sipas melodisë së Berishës.
VIDEO: