Partizani dhe Vllaznia nuk zhgënjyen në përballjet e tyre, duke marrë fitore të rëndësishme, në javën e 21-të të Superligës.
Të kuqtë e kryeqytetit mposhtën Teutën me rezultatin 2-0, falë golave të Janjevës dhe Padstrelau në pjesën e dytë. Me këtë triumf, Partizani mban vendin e parë me 37 pikë, ndërsa Teuta renditet në vendin e shtatë me 23 pikë.

Fitore të thellë regjistroi Vllaznia, që mposhti 4-0 Skënderbeun në transfertë. Bekim Balaj shkëlqeu me tripletë golash, ndërsa Esat Mala ishte autori i golit tjetër.
Vllaznia mban vendin dytë me 37 pikë, po aq sa Partizani kryesues. Në krahun tjetër, Skënderbeu duket gjithnjë dhe më afër Kategorisë së Parë, pasi mban vendin e fundit me 16 pikë.