Për fat nuk kanë problemet e Brojës. Dy mbrojtësit kryesorë të kombëtares shqiptare pritet të kthehen shpejt në fushë, edhe pse na shqetësuan shumë fundjavën që kaloi.
Ardian Ismajli dhe Berat Gjimshiti do të kenë mungesa të shkurtëra, maksimumi do të humbasin nga një deshje, dhe në rastin më të mirë do të jenë gati që fundjavën e ardhshme. Burime nga stafi mjekësor I kombëtares shqiptare sqarojnë se dëmtimet e tyre ishin të lehta.
Shqetësimi më I madh u ngrit për Ismajlin, i cili u shtri në tokë gjatë ndeshjes së Serisë A, Empoli-Leçe, dhe kërkoi zëvendësim.
Dyshimet ishin për lëndim muskulor, dhe një gjë e tillë kërkon kohë. Të paktën, sipas burimeve në kombëtare, nuk është kështu. Kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti, pati më shumë një lëndim frikësues për ta parë, sesa me pasoja afatgjata.
Ai u përplas kokë më kokë me një lojtar kundërshtar në sfidën tjetër të së shtunës në Serinë A, mes Udinezes dhe Atalantës. Çarja ishte e thellë dhe pati gjakosje, por gjithçka ishte sipërfaqësore, dhe u kuptua që nuk ishte mjaft serioze. Mbrojtësit më të mirë të kombëtares, pra nuk kanë lëndime serioze, ndonëse duhet theksuar se këtë sezon kanë vuajtur që të dy, disa herë.