Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nënshkroi një ligj sipas të cilit çdo vit nga 1 janari deri më 31 korrik, të rinjtë që mbushin 17 vjeç do rekrutohen në ushtri.
Të dhënat e tyre futen në Regjistrin e Bashkuar Shtetëror të Rekrutëve Ushtarak, u njoftua në faqen e internetit të Verkhovna Rada të Ukrainës. Ligji parashikon që rekrutët t’i nënshtrohen një kontrolli mjekësor përpara trajnimit të kombinuar praktik.
Përveç kësaj, për shërbimin ushtarak aplikojnë vullnetarisht gratë që janë të përshtatshme për shërbimin ushtarak dhe që kanë shprehur dëshirën për të kryer shërbimin bazë ushtarak.