Tashmë është zyrtare: Jordi Jaku largohet nga Tirana për të nisur një aventurë të re në kampionatin italian me fanellën e Bolonjës. Ka qenë vetë klubi bardheblu që në rrjetet sociale ka njoftuar transferimin e 18-vjeçarit në elitën e futbollit italian.

“Faleminderit Jordi Jaku. KF Tirana njofton transferimin e lojtarit Jordi Jaku në klubin e Seria A, Bologna FC dhe shpreh mirënjohjen për kontributin e lojtarit në kampin bardh e blu. Kjo fanelle do të mbetet gjithmonë shtëpi për ty.

Suksese në rrugëtimin tënd të ri. Të lumtur që arritëm të nxirrnim në pah cilësitë më të mira të lojtarit që je. KF Tirana mbetet një klub lider për transferimet në bashkëpunim me klubet më të njohura Europiane”, shkruhet në njoftimin e klubit.