Kryeministri Edi Rama u shpreh se 24 masat e sigurisë në Universitetin Bujqësor tronditën një universitet të tërë dhe familjet e tyre. Ai theksoi se ka filluar numërimi mbrapsht për Shqipërinë në Strasburg.
Sipas Ramës, më mirë 10 të pafajshëm jashtë, se sa një në burg.
“Ne nuk përcaktojmë prokurorë dhe gjyqtarë, zoti Afrim, as aktet dhe provat e tyre. Modelet e tyre kanë 5 vjet aty. Nuk e di nëse e ka parë kur prokurori i SPAK është kërcënuar familjarisht dhe është sulmuar kafshërisht. Unë e di ku kanë qenë këta që po e mbrojnë sot SPAK. Nuk e di që në kapitullin e Shqipërisë, nga 1912 dhe deri tani kur qeverisim ne, afrimet dhe largimet kanë parë rast tjetër rast të ngjashëm, kam kohë që pres që këta të thonë se ja psh, në 1912, 1920, 2015, 2005, që u mor një ministër u mor nga drejtësia e pavarur dhe partia në pushtet doli dhe sulmoi.
Këta thonë që e solli Amerika këtë dhe ne e pranuam kokëulur, na vuri në rresht. Po tani që Amerika ka dal nga rreshti, kush është garanti i drejtësisë së re? Afrimi dhe Largimi? Jo, vetëm PS.
Dje ka filluar një numërim mbrapsht për Shqipërinë në Strasburg për masat e sigurisë. Nuk është ndonjë shkencë se sa do të shkojë fatura për ata që do të mbahen në burg derisa të dalin nga gjyqi. Kjo nuk ka lidhje me drejtësinë racionale dhe nuk është komuniteti i torturës. Ne nuk duam të torturohen. Më mirë 10 të pafajshëm jashtë se sa një në burg. Edhe të marrësh 24 masa sigurie dhe të trondisësh një universitet të tërë, prindër të tërë dhe ti japësh një shqelm një marrëveshje që unë si lypës kam shkuar te Universiteti i Vjenës për tju lutur hajdeni ta bëjmë një universitet në Shqipëri, që të kenë mundësi në 2030 që të studiojnë dhe të marrin një universitet të Vjenës. Sot e gjithë ditën ai zotëria punon si rektor dhe është vënë në dispozicion edhe pse doli në pension. Edhe në Kamëz do bëhet Universiteti i Vjenës”, tha ai.