Takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe JD Vance është përfshirë nga një debat i fortë. JD Vance tha se negociatat ishin të nevojshme pasi “ne e pamë Joe Biden dhe fjalët e Presidentit të Shteteve të Bashkuara kishin më shumë rëndësi sesa veprimet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara”.

“Ajo që e bën Amerikën një vend të mirë është angazhimi i Amerikës në diplomaci. Kjo është ajo që po bën Presidenti Trump”, këmbënguli ai. Por Zelensky nuk ishte i kënaqur me këtë, duke u përgjigjur se Putini theu vazhdimisht marrëveshjet e mëparshme të rëna dakord me vendet e tjera. “Pra, për çfarë lloj diplomacie, JD, po flisni?”

Kjo bëri që Vance të shpërthejë, duke akuzuar Zelenskyn për “mosrespektim” dhe për organizimin e “tureve propagandistike”.

“A keni thënë faleminderit një herë?”, tha JD Vance.

Kur ai përpiqet të argumentojë, Trump ndërhyn dhe i thotë:

Mos na thuaj se çfarë do të ndjejmë. Ju nuk jeni në gjendje të diktoni se çfarë do të ndiejmë … Ju e keni lejuar veten të jeni në një pozitë shumë të keqe … Nuk i keni letrat tani me ne.

Ju po luani kumar me jetët e miliona njerëzve, po luani me Luftën e Tretë Botërore. Dhe kjo që po bëni është shumë mosrespekte ndaj këtij vendi.

Pasi JD Vance e akuzon atë që nuk e ka falënderuar për mbështetjen

Zelensky :A mendoni se nëse do të flisni me zë të lartë…