“Unë kam shumë respekt për punën e SPAK dhe e kam mbështetur dhe do ta mbështes”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur një qytetari nëse Prokuroria e Posaçme po punon mirë.

Në rubrikën “Sy më sy”, kreu i qeverisë u shpreh se tashmë e ka mbyllur fazën 5 vjeçare “no comment”, duke thënë se duhen bërë kritika konstruktive por duke e mbështetur pa rezerva punën e SPAK.

“Unë kam shumë respekt për punën e SPAK dhe e kam mbështetur dhe do ta mbështes. Edhe puna e SPAK ka probleme që nuk shkojnë dhe për këtë arsye sot e kam ndarë, e konsideroj të mbyllur fazën e 5 vjetëve “no comment”. Duhet të ndërtojmë një pozicion konstruktiv, të bëjmë sa më shumë të jemi në gjendje një kritikë konstruktive për gjërat që nuk qëndrojnë por duke mbështetur pa asnjë rezervë në vijimësi luftën për drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.”, u shpreh Rama.