Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj ka deklaruar për News Line se diskutimi mes opozitës dhe mazhorancës po vijon për shtyrjen e afatit të skadencës së dokumentave biometrike.
Kjo pasi sipas tij, e drejta e votimit për zgjedhjet e 11 Majit është një drejtë kushtetuese që duhen ta kenë të gjithë qytetarët. Xhafaj ka theksuar se deri në fund të seancës do të kenë një dakordësi

“Ne kemi arritur në përfundimin se në bazë në skadueshmërisë janë 523 mijë qytetarë, dokumentave e të cilëve skadojnë në 15 maj se kemi marrë dhe disa ditë pas zgjedhjeve.

Rrjedhimisht është propozuar si nga opozita dhe maxhoranca që të kemi një shtyrje të afateve të vlerëshmërisë së këtyre dokumentave në mënyrë që këta qytetarë të kenë të drejtën kushtetuese që të votojnë në 11 maj. Edhe besoj që do të votohet nga të dyja palët sot. Edhe pse diskutimi sot nuk ka qenë vetëm këtu, por ka qenë një ‘turli’ politike.”, tha ai./ABCNEWSALBANIA