Gjatë Prime-t të djeshëm në “Big Brother VIP 4”, Gjesti u përball për herë të parë me një deklaratë të Xhenetës, e cila dha një intervistë në “Fan Club”.
Pasi dëgjoi fjalët e ish-partneres, Gjesti theksoi se me Eglin nuk ka luajtur në asnjë moment. Ndërsa theksoi se nëse situata mes tyre është kuptuar kështu dhe ajo ndihet e lënduar ai është gati që të tërhiqet.
Situata e ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme vijoi të komentohej dhe ditën e sotme mes banorëve. Gerta dhe Laerti teksa po pinin kafen jashtë në oborr dhë ndërkohë po diksutonin në lidhje me këtë klip.
Laerti vijon të jetë me mendimin që Egli ka ndjenja të forta për Gjestin dhe jo më kot ka marrë hapin ta fusë dhe në krevatin e saj.
“Po m’pëlqen të rri thotë. Atë që ka bërë, që flenë bashkë është shumë kurajoze për një femër, sidomos në shoqërinë tonë, ne nuk jemi skandinav. Për Eglin po them. Pranon një djalë në shtrat, këto janë ndjenja. Është hap vendimtar”, tha Laerti.
Ky i fundit më pas komentoi edhe sjelljen e Gjestit për të cilin tha:
“Kjo është hakmarrja ime tha ai, pra çfarë ke bërë ti me këtë vajzë qenka hakmarrja jote. Ai e tha qartë, kjo është hakmarrje siç ke bërë ti që s’ke patur mëshirë për mua, edhe unë në të njëjtën mënyrë. I papjekur emocionalisht, kalama, ç’lidhje ka ai të dijë çfarë është marrëdhënia”.