Gazetari Alban Dudushi deklaron se prokurori Olsi Dado është në konflikt të hapur interesi me Erion Veliaj. I ftuar në Top Story, Dudushi deklaroi se Olsi Dado i ka kërkuar Veliajt zgjerim të lejes së ndërtimit për një pallat 8 katësh e cila është refuzuar nga kryebashkiaku. Ai sqaron se pikërisht këtu ka nisur dhe pikënisja e kësaj.
“Veliaj përqendrohet tek Ols Dado dhe konflikti i interesit, por është pikënisja e kësaj. Në versionin e tij është një shkelje… ai mundohet të tregojë pafajësinë e tij. Seanca gjyqësore kanë qenë paraprake, ai nuk ka ende akuzë. Ekziston leja që i është dhënë prokurorit është e faktuar. Ai i ka kërkuar zgjerim të lejes së ndërtimit që i është refuzuar nga Veliaj. Fakti i lejes është publikuar ka dalë, ekziston, për një pallat 8 katësh”, tha gazetari Alban Dudushi.