Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar se ka pranuar kërkesë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës që të detyrojë kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin të paraqitet si dëshmitar.

“Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka pranuar kërkesën në fjalë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e njëjta është duke u shqyrtuar nga gjykata“, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.
Ndërkaq, Prokuroria Speciale ende nuk është përgjigjur nëse ka dërguar një kërkesë të tillë në Gjykatën Themelore.