Drejtori i Komunikimit në PD-në e Berishës, Alfred Lela, duket se i ka kthyer sot përgjigje të gjithë atyre analistëve që mendojnë se Gazment Bardhi është pikë e kontaktit të ndërkombëtarëve në PD, ndërkohë që nga ana tjetër, ka thumbuar Bardhin, duke i kujtuar se është vartës i Sali Berishës. Lela u shpeh se Gazment Bardhi është kryetari i Grupit të deputetëve të PD dhe nënkryetar i partisë që drejtohet nga Sali Berisha.
“Gazment Bardhi është vartës i Sali Berishës” – u shpreh shkurt Lela.
Kjo deklaratë e Lelës vjen në një kohë kur PD e Berishës po përballet me një bojktot ndërkombëtar, ndërkohë që ndonjë deputet i saj zhvillon takime individuale dhe i paraqet ato si takime të PD.