Moderatori dhe këngëtari i njohur Ardit Gjebrea ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kryebashkiakun Erion Veliaj një ditë pasi gjykata konfirmoi masën e sigurisë ndaj tij. Në një postim në rrjetet sociale, Gjebrea vlerësoi ndryshimet në Tiranë dhe u shpreh krenar për punën e Veliajt.

“Askush nuk mund të thotë që Tirana është njësoj si më parë. Dhe për fat të keq, si mundet që nuk e bërtasin punën tënde, e sa shpejt harruan (me qëllim) që Tiranës ju fute me themel për ta ndryshuar, për të mirën e përditshmërisë tonë?! Një ditë do të të kërkojnë, dhe e di: I afti gjithmonë e gjen mënyrën të jetojë i denjë për veten dhe familjen. Ti duhej të vazhdoje të ishe aty, në punë, për të gjithë ne! Jam i lumtur dhe krenar që kam një mik si ty!@erionveliaj#kambesimteksti #jamerion”, shkruan ai.