Petro Koçin, e ka konsideruar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj si një ‘lapsus’ i tillë nuk i falet një prokurori. Më tej ai denoncoi duke thënë se në sistemin e ri të drejtësisë janë njerëz të Berishës që duan të minojnë këto institucione.
‘Në rastin më të mirë është amatorizëm. Nuk i falet atij prokurori. Është bërë përpjekje për të futur më të mirët. Në rastin më të keq është paracaktim i fatit të procesit. Ky lapsus është një sugjestionim negativ në disfavor të personit në gjykim. Më duket një autogol. Nuk e pasqyron seriozitetin e një institucioni. Janë komentet që lidhen me faktin që pavarësisht se PS është garantja e funksionimit të sistemit të drejtësisë. Në këtë sistem ka bashkëpunëtorë të Berishës që duan ta shkatërrojnë këtë sistem nga brenda. Aty mund të ketë element me lidhje të vjetra aktive me PD, që rezultojnë deri aty sa dokumente serioze të SPAK përdoren nga Berisha si letra higjenike.
Kjo flet për një bashkëpunim. Është një gjë serioze. Në momentin që këto institucione si prokuroria dhe gjykata perceptohen si njerëz të infiltruar nga politika rrënojnë kredibilitetin e këtyre institucioneve. Pasqyron mungesën e standardeve të barabarta. Berishës iu kërkua masa e sigurisë detyrim paraqitje. Përfundoi në arrest shtëpiak për shkak të sjelljes së tij në raport me këto institucione. Nuk ka ndodhur kurrë me zotin Veliaj. Ka thënë jam i gatshëm të bashkëpunoj. Ose kanë frikë nga zoti Berisha ose nuk e di.’