Nga Ylli Pata

SPAK, aksionin e tij ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë e ka bërë sefte me një denoncim politik. Siç ishte ai i Monika Kryemadhit në vitin 2017 për Lefter Kokën e Alqi Bllakon.

Deri para kësaj periudhe, prokuroria speciale u mor me pedagogë e zyrtarë të nivelit të dytë. Denocnimi i Kryemadhit, solli efektin domino, kur zyrat juridike të partive në vend ja dyndën SPAK me padi pr çështje të caktuara. Taulant Balla çoi edhe njëher rastin Partizani që e kishte çuar dikur në Prokurorinë e Përgjithshme, Nisma Thurje dhe PD dërguan në seri denoncimet për koncensionet në ministrinë e Shëndetësisë e të tjera. Më vonë pati edhe denoncime individuale për raste si ai i Ahmetajt, apo Ilir Metës.

Të cilët u sulmuan politikisht sit ë nxitur nga qarqe politike. Ndërkaq, denoncimi ndaj Erion Veliajt, së bashku me linçimin permanent ndaj tij ka ardhur vetëm nga Sali Berisha dhe rrethi i tij politik.

Kjon ë fjalë të përgjithshme është lënda e parë me të cilat ka punuar SPAK. Lëndë, që në fund të fundit nga dikush do të vij, por thelbi është se është Prokuroria Speciale që cakton një prioritet punë dhe logjike.

Imperativi që e ka bërë SPAK një institucion me pritshmëri të lartë popullore nuk është gjë tjetër vetëm lufta ndaj pandshkueshmërisë. Prat ë hetohen ata politikanë e zyrtarë që kanë bërë gjëmën ndër vite, vetëm për t’ju shmangur ballafaqimit me drejtësinë.

E pikërisht ky është perceptimi normal e logjik se çfarë duhet të jetë radha apo ialektika e një institucioni që është ngritur për hrë të parë në vend. Po SPAK zgjodhi të ashtuquajturin ekuilibër politik. Pra që të ketë një përzgjedhje apo lëvizje nga të dy palët, edhe pse kjo nuk se ka ndodhur.

Mirëpo e vërteta është se kjo e ashtuquajtur përzgjedhje politike, nuk se është selektuar nga prokurorët, porn ga intensiteti i qëndrimeve politike apo decibelët e paneleve të darkës, që nuk janë gjë tjetër veçse zgjerimet e selive politike.

E në rastin Veliaj, kemi të bëjmë qartazi me një rast të hapur vetëm nga egërsia dhe intensiteti i sulmeve politike të Partisë Demokratike. Aspak me një logjikë normale apo dialektike të një hetimi kronologjik.

Erion Veliaj është në politikën aktive në vend që nga viti 2013, ndërkohë që të tjerët që nga 1990. Pra nuk përbën substratin e asaj sëre që ja ka pirë lëngun shtetit duke marrë poste pafund, e duke vegjetuar në vendimarre e pasurim prej detyrës.

Veliaj është një politikan që u bë kryebashkiak i Tiranës në 2015-n e prej atëherë është sulmuar pa fund, pore dhe ka arritur të fitojë si askush tjetër 3 mandate rresht me një record të frikshëm popullariteti. Ç’ka e bën atë një fuqi politike në ngritje krejt normale. Kjo fuqi e Veliajt ka sjellë edhe sulmin si dhe denoncimet. Po a duhet SPAK të hynte në këtë luftë politike për të sfumuar një personazh politik që nuk njeh ulje popullariteti? Kjo nuk përjashton aspak hetimin, procesin, debatin gjyqsor që mund të jetë edhe një sqarim i këtyre sulmeve edhe akuzave. Po si mund të përkthehet një arrestim i dyfishtë burrë e grua në mes të fushatës elektorale, ndërkoh që precedent parallel është i lirë, edhe pse një akuzë të rëndë? Këtu jemi në akt të pastër politik!