Analisti Martin Leka foli lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
“SPAK duhet ta argumentojë me prova dhe fakte dhe ti lëmë akuzat e tjera. Vetëm kjo do e vinte SPAK para një prove të vështirë dhe mazhorancën, prova është nëse 800 mijë vota do ti ruajë Rama nëse SPAK provon të kundërtën”, tha Leka në Report TV.
SPAK, vijon Leka duhet të vërtetojë akuzat ndaj Veliajt, pasi përndryshe po vepron me dy standarde.
“Ose SPAK duhet të vërtetojë me prova, por jo me prova që i nxjerr me fletushka për publikun në mënyrë jo ligjore. Të informohet publiku për provat që ekzistojnë. Dhe nëse është e vërtetë, Edi Rama ta mendojë mirë dhe të harrojë 800 mijë vota që kërkon. Nëse nuk provohet është rënia e SPAK dhe Edi Rama do ti ketë 800 mijë vota. Prova që SPAK luan me dy standarde”, shtoi ai.
Së fundmi, sa i takon qëndrimeve të Ramës ndaj SPAK, Leka shikon analogji me qëndrimet e Trump ndaj organizatave të ndryshme botërore.
“Rama nuk duhet të bëhet si presidenti Trump, që në mëngjes thotë do dalë nga kjo organizatë dhe pastaj e moderon deklaratën e vet. Këto janë deklarata pak emocionale, për shkak të rëndësisë që ka arrestimi.
SPAK ka ndërhyrë në zgjedhje. U arrestua kryetari i bashkisë 3 muaj para zgjedhjeve. Lufta se kujt është SPAK, është një luftë që duhet të qartësohet dhe na vjen mirë që SPAK anatemohet nga të dy krahët e politikës. Por të dy krahët e politikës duhet ta mbështesin SPAK”, tha Leka.