Pas gati katër vitesh në arrati, 32-vjeçarja Tania Gomez u arrestua në Ishujt Kanarie. Tania Gomez njihet si gruaja më e kërkuar në Evropë dhe akuzohet për përfshirje në trafik droge dhe rrjete të paligjshme të trafikut të kafshëve. Arrestimi i saj u bë javën e kaluar, pasi ajo ishte në kërkim që nga viti 2021. E cilësuar si “mbretëresha e kokainës” së Evropës, Gomez dyshohet se mbante lidhje të ngushta me një organizatë kriminale në Stokholm, duke marrë përsipër transportin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogës dhe parave.

Para se të zbuloheshin aktivitetet e saj, ajo ishte influencuese në Instagram dhe pronare e shoqatës së bamirësisë HundGärin, e cila supozohet se ndihmonte qentë endacakë. Megjithatë, sipas Europol, Gomez dyshohet se ishte përfshirë edhe në një rrjet të paligjshëm të trafikut të kafshëve jashtë vendit. Policia suedeze ktheu vëmendjen te Gomez pas një bastisjeje në bazat e një organizate kriminale në Stokholm në verën e vitit 2020. Operacioni i autoriteteve gjeti gati një milion euro para cash të fshehura në çanta. Në fakt, Gomez akuzohet gjithashtu për pastrimin e milionave parave përmes kësaj strukture të veçantë, e cila dyshohet se u shërbente tregtarëve të drogës dhe anëtarëve të mafias.
Sipas Daily Mail, Gomez kishte një rol drejtues në organizatën kriminale dhe ishte e përfshirë drejtpërdrejt në marrëveshje me trafikantë dhe kriminelë. Autoritetet raportojnë se në maj 2020 ajo mori dhjetë kilogramë kokainë në Stokholm