Ikona e Partisë Socialiste, Arta Dade e cila ka mbajtur pozicione të rëndësishme që nga ai i deputetes dhe ministres, vlerëson kapacitetet e Erion Veliajt. Në një intervistë për Dritare TV, Arta Dade nënvizon se Tirana është bërë një metropol falë punës së Erion Veliajt, ndërsa e vlerëson atë për vizionin si kryebashkiak.
“Për mua bashkia e Tiranës është shumë e rëndësishme. Tirana është bërë një metropol. Unë mendoj që Erioni është shumë punëtor, shpeshherë ka dhe keqkuptime. Mban edhe disa kusure të qeverisjes qendrore. Me thënë të drejtën këtu do i referohesha Teatrit Kombëtar sepse është institucion kombëtar… dhe keqardhja më e madhe është me një opozitë që shkon te dyert e bashkisë në një kohë kur opozita i ka të gjitha problemet me qeverinë nuk i ka me bashkinë. .
Më është dashur të shkoj te gjendja civile e cila është dritarja e parë ku këta vënë zjarrin, aty është i gjithë dokumentacioni i banorëve të Tiranës. Imagjino çfarë ndodh. Më vjen keq që një njeri, një individ, që në vend që të shkojë të punojë, të takojë dhe t’u mbushë mendjen njerëzve pasi është rrahur me 60 mijë vota del përsëri atje. Kjo është dramë e madhe e opozitës.
Unë mendoj se Erion Veliaj në krahasim me të tjerët që janë në enturazhin e Ramës për mua është thellësisht njeri që përfaqëson ato parime dhe atë program që ka PS. E para. E dyta vetë jeta e tij, ai ka qenë në shkollën “20 Vjetori” (sot “Dora D’istria”), ka qenë gjithmonë I shkëlqyer edhe në shkollë.
Erioni është një njeri që në jetë është bazuar te aftësitë e tij. Dhe sigurisht ka kapacitetet e duhura për të qeverisur. Për mua Erioni ka krijuar vizionin e vetë dhe ka krijuar edhe profilin e vetë si kryetari i bashkisë së Tiranës. Dua ta vlerësoj dhe për nënkryetarët që ka që e ndihmojnë në kryerjen e detyrës. Për mua qytetarët që shkojnë dhe zgjidhin një problem te bashkia se unë ua thashë, kam marrë shumë telefonata, vijnë shumë njerëz dhe ata mbeten të kënaqur me zyrat e bashkisë kur shkojnë atje. Në fund të fundit kjo më intereson. Erioni është gjithmonë në një shkollë që inaugurohet… “, thekson Arta Dade.