Avokati, Edmons Petraj i ftuar në Top Story me Grida Dumën komentoi dosjen hetimore referuar krytarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të cilën nënvizoi se ka një problem shumë të madh dhe lë shumë për të dëshiruar.

“Kemi Erion Veliajn si qytetar dhe Veliajn si kryetar bashkie i zgjedhur me votë. Mund të kishte një komunikim tjetër, me telefon, paraqitu. Ky është elementi i parë. Dosja në element të veçantë lë shumë për të dëshiruar. Flasim për pastrim parash, ku u faktua, pastrimi i parave ka disa procedura që duhen bërë, aty kemi një skemë analize financiare që duhet ta bëjnë ekspertë. Ky është problem i madh”, tha Petraj.