Avokati Idajet Beqiri ka kritikuar sjelljen me dy standarde të SPAK-ut lidhur me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ai ka thënë se SPAK tani vepron me dy standarde, duke përzierë ligjin me politikën. Sipas Beqirit, ky është një orkestrim kriminal duke i prerë kokën atij që është numri 1 i bashkisë. Beqiri deklaroi se SPAK ka përdorur Olsi Dadon që është prokuror problematik, i lidhur me botën e krimit dhe me Argita Berishën.

“SPAK e ka futur në një rrugë tjetër problemin e të qënit të barabartë përpara ligjit. Ka dy standarde, ka edhe qëndrime mendjelehtë. Ka edhe një përzierje mes ligjit dhe politikës. Në këtë drejtim, duhet kritika kontruktive, ligjore, që e shikon procedurën në dritë të syrit dhe nuk lejon që të bëhet pjesë e lojërave. Prandaj kritika duhet të veprojë. Në rastin konkret ne jemi me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, i cili po hetohet dhe është marrë në pyetje. Derisa ai është marre në pyetje disa herë nga SPAK dhe në një situatë të tillë pse duhet të thuash që do e çojmë në burg ‘pa afat’? Por problemi është pse duhet në këtë moment? Në rast se ti këtë do merrje që kur të erdhi në fillim kallëzimi penal dhe ky ka mundësi dhe të iki jashtë shtetit ose mund të kryejë një krim të rëndë, atëherë mund t’i japësh burg pa afat. Por jo kur ai është kryetari i bashkisë, i dyti nga pesha, dhe nuk ka rrezik ikje, pasi ai mund të ishte larguar që në fillim. Kjo bie erë të keqe. Mua më duket një orkestrim kriminal, dhe ti tani i pret kokën atij që është 1 i bashkisë. Te ndiqet siç ndiqet Sali Berisha me arrest shtëpie. Në këtë veprim unë i them SPAK, ke vepruar me dy standarde dhe ka përdorur Olsi Dadon që është prokuror problematik. Ai ka ardhur nga bota e noterëve me Ina Ramën dhe ka bërë korrupsione. Është i lidhur me botën e krimit, është i lidhur me Argita Berishën dhe vendimin që është marrë. Në këtë aspekt, është vendim i kritikueshëm. Nga ana tjetër, shkon e merr masën mbi Ajola Xoxën, e cila është mbesa e Jakov Xoxës. Arrest shtëpie, a mund të krahasohet kjo me Monika Kryemadhin, që nuk ka lënë krim pa bërë. Ajo ka fëmijë, që duhet ushqyer dhe duhet çuar në shkollë”, tha Beqiri.