Nivelet rekord të nxehtësisë së oqeaneve kanë pasur një ndikim shkatërrues mbi një nga mrekullitë më të mëdha natyrore të botës, në atë të barrierës koralore në Australi.
Sipas një studimi të ri të publikuar, humbjet e koraleve kanë arritur në nivele katastrofike ku më shumë se 50% e koraleve të prekur, të monitoruara pranë një ishulli në jug të shkëmbinit, janë dëmtuar vitin e kaluar. Koralet bëhen të zbardhura kur valët e nxehtësisë detare i stresojnë ato, duke i detyruar të nxjerrin algat nga indet e tyre dhe duke i zbardhur.
Shkencëtarët nga Universiteti i Sidnejit ndoqën 462 koloni koralesh në ishullin One Tree, gjatë pesë muajve të vitit të kaluar, duke filluar që nga kulmi i valës së nxehtësisë në fillim të shkurtit.
Në maj, 370 nga këto koloni u zbardhën dhe deri në korrik, 52% e koraleve të zbardhura.
Ndryshimet klimaterike si dhe ndryshimet e temperaturave kanë vënë në rrezik ekosistemet jo vetëm në oqeane, por edhe në habitatet tokësore.