Bayern Munich vuan, por gjithsesi del me fitore nga transferta e Gllasgoë, duke kaluar 2-1 Celtic në ndeshjen e vajtjes në plej of e Champions League.
Një hap i rëndësishëm përpara drejt kualifikimit për bavarezët, që e kuptuan shpejt se nuk do të kishin një sfidë të lehtë. Që në minutën e parë, skocezët ndalën topin në rrjetë, por festa e skocezëve u prish nga sinjalizimi për një pozicion jashtë loje.
Përgjigja e Bayern ishte e shpejtë dhe e fortë. Të besuarit e Kompani nisën një ofensivë të gjatë, por që u shpërblye vetëm në limitet e pjesës së parë.
Në minutën e 45 të Olise ndryshoi rezultatin dhe ktheu me epërsinë minimale skuadrën e tij në dhomat e zhveshjes. Pas pushimit, Bayern dyfishoi shumë shpejt diferencën,Harry Kane shënoi golin e dytë dhe atë që në fund do të rezultonte vendimtar për fitoren e bavarezëve.
Kjo pasi në minutën e 79-të, Maeda rihapi garën. Por vetëm kaq. Në fund e gjithë festa ishte për Bayern Munich, që shpërblen pritshëmëritë dhe në sfidën e kthimit, përveç epërisë që i jep ky sukses, do të ketë edhe favorin fushë në “Allianz Arena”.