Vendimi i Donald Trump për të ndjekur paqen në Ukrainë pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të Evropës, ose më saktë të vetë Kievit, ka shkaktuar shumë trazira politike.
BBC sjell një panoramë të zhvillimeve të fundit, lidhur me takimet e zhvilluara, mes Trump e Vladimir Putin, deklaratat e Presidentit të SHBA si edhe kritikat e këtij të fundit, ndaj liderëve europianë si edhe presidentit Ukrainas, Volodymir Zelensky.
Zhvillimet;
12 shkurt: Pas një telefonate të zhvilluar mes tyre, Trump tha se ai dhe Putin ranë dakord të fillonin negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Pete Hegseth sugjeroi se Kievit do t’i duhej t’i dorëzonte territorin Rusisë në një marrëveshje paqeje
13 shkurt: Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina nuk do të pajtohej me asnjë marrëveshje paqeje të hartuar pa përfshirjen e saj, ndërsa aleatët evropianë e mbështetën atë
14 shkurt: Zëvendëspresidenti i SHBA JD Vance përdori fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih për të kritikuar ashpër demokracitë evropiane , duke injoruar pothuajse tërësisht Ukrainën
15 shkurt: Në të njëjtën konferencë, Zelensky bëri thirrje për krijimin e një “ushtrie të Evropës” pasi marrëdhënia “e vjetër” e kontinentit me SHBA po përfundonte.
SHBA njoftoi bisedimet e paqes në Arabinë Saudite midis delegacioneve nga Uashingtoni dhe Moska
16 shkurt: Udhëheqësit evropianë caktuan një takim të minutës së fundit në Paris për luftën në Ukrainë
17 shkurt: Kryeministri Keir Starmer Evropa do të duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur Kievin
18 shkurt: Trump fajësoi Zelenskyn për fillimin e luftës, një luftë që nisi nga një pushtim rus në shkallë të plotë në shkurt 2022
19 shkurt: Duke iu përgjigjur komenteve të tij, Zelensky tha se Trump po jetonte në një “hapësirë dezinformimi” të krijuar nga Moska – Trump më pas e quajti Zelensky një “diktator”.
20 shkurt: Aleatët evropianë, përfshirë Starmer – denoncuan deklaratat e Trump dhe mbështetën Zelensky-n. Trump mbeti i revoltuar me presidentin e Ukrainës, por Zelensky tha se një takim me një të dërguar të SHBA “riktheu shpresën”.