Konsulenti i Trump ka detyruar Berishën të ketë ndjenja për SPAK. Një javë më parë ishte e pabesueshme, por thënë kjo nga goja e vetë kryedemokratit, ka vendosur të jetë përveç dashnor, edhe gardian i Prokurorisë e Gjykatës, duke u zotuar se do e mbrojë nga Rama dhe Veliaj.
Berisha madje sugjeron të shkoje javë për javë në SPAK, pasi ndoshta sic e keshillon LaChivita, ndërtesa me xhama është sfondi më i mirë për konferenca.
Ndonëse monopolin e fyerjeve ndaj magjistratëve, Berisha nuk e lë lehtë, kësaj radhe sulmoi vetëm dy prokurorë, Dumanin dhe Arben Krajën. Por për ish-aleatin e PD, Dashamir Shehi modeli origjinal i presionit dhe sulmeve ndaj drejtësisë së re, ka vetëm emrin e Sali Berishës.
Politikani, i cili si kryeminister apo dhe ne opozite, ka sulmuar cdo kryeprokuror të mundshem, me përjashtim të ndokujt, që jo për rastësi ka probleme me drejtësinë e re, shfaqet tani si mbrojtësi më i madh i institucioneve që e hetojnë dhe gjykojnë dhe vetë Sali Berishën.