Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij në parlament hodhi akuza të rënda ndaj ish ambasadores së SHBA Yuri Kim duke e cilësuar si personin më të korruptuar.
Berisha kritikoi ashpër edhe ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku duke e cilësuar si zullumqare.
Ai shtoi se Balluku e ka vendin tek Veliaj.
‘Rama e quante Trumpin turpin e njerëzimit. Bastardja Yuri Kim është më e korruptuara në histori. Lubia e ka mendjen tek thesi me para. Ku është, apo po hap shampanjën për burgosjen e Velajt? Zullumqare si Balluku, Shqipëria nuk ka pasur. Te Veliaj e ka vendin’, tha ai.