Shekulli ku Amerika mbështet Europën ka mbaruar. Kjo është ajo çfarë shkruan media Amerikane CNN në një analizë të saj mbi zhvillimet më të fundit Gjeopolitike. Dy bubullima që tronditën marrdhëniet mes Washingtonit dhe Brukselit pritet të transformojnë marrdhëniet transatlantike. E para ishte telefonata mes Presidentit Amerikan Donald Trump dhe atij Rus Vladimir Putin si dhe gatishmëria e Kreut të Shtëpisë së Bardhë për të vizituar Moskën.
E dyta ishte deklarata e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes Pete Hegseth, I cili tha në Bruksel këtë të mërkurë se Europa dhe Perëndimi duhet të jenë të gatshëm që në të ardhmen të përballen vetë në rast të një agresioni nga Rusia, pasi prioritet I SHBA nuk është më Europa. Hegseth I cili bëri thirrje urgjente për rritje të shpenzimeve të mbrojtjes deklaroi se shqetësimet aktuale të Washingtonit zyrtar janë kufinjtë e vendit, kriza e emigracionit illegal si dhe konkurenca me Kinën.
Ndërhyrja e Amerikës në dy luftërat Botërore solli fitrore për Europën dhe garantoi lirinë e Kontinentit përballë kërcënimit Sovjetik shkruan CNN. Tani më Perëndimi është përballë një deklarate të bërë nga Presidenti Amerikan I cili ka thënë se nuk do të mbrojë asnjë vend të Europës për aq kohë sa këto shtete nuk kanë investuar mjaftueshëm në mbrojtjen e tyre. Presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuarae ka bërë të qartë se Europa duhet të jetë e gatshme për tu vetëmbrojtur për aq kohë sa mes Perëndimit dhe Amerikës ka një oqean në mes që i ndan. Thirrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Europa të investojë më shumë në mbrojtje duket se janë një këmbanë alarmi që do ti shërbejë Perëndimit për tu zgjuar shkruan media amerikane.Kreu I Aleancës Veri Atlantike Mark Rutte bëri thirrje një muaj më parë që vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes duke thënë se “fajet nuk na I ka Amerika”.
Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio ndërkohë ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të jenë porta e parë ku Europa duhet të përplaset duke dhënë kështu një mesazh të qartë për Bashkimin Europian, por jo vetëm.
Donald Trump I cili zhvilloii një bisedë telefonike me Vladimir Putin këtë të mërkurë u shpreh se takimin e parë me Kreun e Kremlinit do ta ketë në një samit në Arabinë Sauditë. Sipas CNN ky është një sinjal se Trump nuk po largon nga detajet e marrëveshjes për fundin e luftës vetëm Zelenskyn, por gjithashtu edhe Europën.
Franca, Gjermania, Polonia, Italia, Spanja, Bashkimi Europian, Mbretëria e Bashikuar deklaruan pas telefonatës Trump Putin se Kievi dhe Brukseli nuk mund të liheshin jashtë këtyre negociatave. Këto vende se bashku me Ukrainën tentuan ti vinin një kusht Donald Trump për pjesmarrjen e tyre në negociata.
Strategjia e Donald Trump për ti dhënë fund luftës Rusi – Ukrainë mbetet një mister. Megjithatë ajo që dihet deri më tani është se Ukraina nuk do ti kthehet kufinjëve të saj të vitit 2014 dhe me shumë gjasë as kufinjëve të vitit 2022.