Vetëm gjatë janarit autoritetet e emigracionit kanë arrestuar 600 emigrantë ilegal, ndërkohë që kanë kryer 800 bastisje, sipas Home Office.
Sipas burimeve qeveritare ka një rritje prej 73 përqind në krahasim me një vit më parë kur në pushtet ishin konservatorët. Rreth 4000 arrestime janë bërë nga autoritetet ligjzbatuese të emigracionit që nga korriku i kaluar kur erdhën në pushtet Laburistët. Arrestimet e fundit janë bërë nëpër restorante, kafene, lavazhe, bare, etj.
Po sipas qeverisë 16 mijë e 400 emigrantë janë deportuar që nga koha e zgjedhjeve. Ndërkohe numri i të ardhurve të rinj me gomone ose forma të tjera ilegale, mbetet më i madh se ai i të deportuarve, ku vetëm në Londër, pretendohet se jetojnë rreth 600 mijë emigrantë ilegal, mes tyre shumë shqiptare.
Këto shifra publikohen në kohën kur Ligji i ri për Sigurinë e Kufijve do diskutohet në parlamentin britanik. Sfida për autoritetet britanike është jo vetëm ku do mbahen gjithë këta te arrestuar, në kushtet e krizës së thellë të popullimit të burgjeve dhe kampeve të emigranteve në Britani, sa edhe mospasja e marrëveshjeve të riatdhesimit nga vijnë shumica e të ardhurve në Britani, marrëveshje si ajo me Shqipërinë e nënshkruar në 2022-shin, mes Ramës dhe Sunak.
Laburistët thonë kritikët dukshëm janë nën një presion mjaft të madh nga sondazhet e opinionit publik, ku partia Reforma e babit të Brex-it, Nigel Farage, me 4 deputetë në parlament, ka dal partia e parë e preferuar e britanikëve, përpara qeverisë dhe opozitës, dhe padyshim çështja e emigracionit është një nga arsyet kryesore.
Ndërkohë në mars, Britania do jetë vendi mikpritës i një samiti për çështjen e sigurisë së kufijëve, ku sipas qeverisë do marrin pjesë përfaqësues të 40 vendeve krahas autoriteteve nga Bashkimi Evropian për të diskutuar çështjet e emigracionit ilegal.
Fatkeqësia është Britania mbetet destinacioni final i flukseve migratore dhe interesat e jo pak vendeve bie ndesh me dëshirën dhe nevojën britanike për frenimin e të ardhurve, ndërkohë që secili vend i prekur kërkon shkarkimin e numrave ne rritje te emigrantëve diku tjetër, larg vendit të tyre.