Nga Dardan Malaj/
Strategu i fushatës së Trump Chris LaCivita do të bëjë piarin e fushatës së opozitës në Tiranë! Ok, veç dy gjëra duhen thënë.
E para, nëse lajmi sugjeron sugjestionim politik, nuk duhet harruar se deklarata e Grenell dy ditë para zgjedhjeve në Kosovë ishte shumë më tepër mbështetje për PDK-LDK etj se sa angazhimi potencial i Chris LaCivita-s në Tiranë. Rezultati në Kosovë u mor vesh!
E dyta, nëse flasim në rrafshin profesional të një mjeshtri të piarit, dakord! Lacivita është i zoti. Si ai mund të kishte dhe padyshim ka edhe shumë të tjerë. Çështja është që ai dhe të tjerë si ai janë shumë të aftë të ta tregojnë se si ta “shesës” mirë “byrekun”.
Puna është që duhet të kesh “byrek” për të shitur. Kur nuk e ke fare, nuk kanë çfarë të shesin!! Të shesësh asgjënë nuk duhet me qenë strateg piari por magjistar.
Nuk bëhet byreku me miell hua!! Nuk u mjafton LaCivitas! Nëse nuk zbrisni tek njerëzit dhe të siguroni aty mbështetjen, thjesht do i bini në qafë LaCivitas se do ti duhet të shënojë në CV-në profesionale një dështim të vogël pas suksesit të madh të Trump