Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Shkodër, ku Kolë Manaj plagosi rëndë partneren e tij Anila Ndoka Prendushi dhe më pas vrau veten. Çifti kohët e fundit ishin konfliktuar disa herë me njëri-tjetrin, për shkaqe të cilat ende nuk dihen. Ata bashkëjetonin së bashku prej më shumë se 5 vitesh.
Ndërsa, për shkak të gjendjes shumë të rëndë shëndetësore, 44-vjeçarja është sjellë me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ajo u plagos në kokë brenda mjetit ku ndodhej me bashkëjetuesin e saj, 34-vjeçarin Kolë Manaj. Ky i fundit qëlloi Ndokën dhe më pas, vendosi që t’i jepte fund dhe jetës së tij teksa ndodheshin brenda automjetit tip “Tiguan”. Anila Ndoka është nënë e 3 fëmijëve nga martesa e mëparshme, përkatësisht 20, 18 dhe 9 vjeç.