Koha e sherrit është lënë prapa, Thibaut Courtois është sërish në dispozicion për kombëtaren belge.

Duke lënë pas keqkuptimet me ish-trajnerin Domenico Tedesco, në intervistën e dhënë për gazetën Nieuwsblad, ai deklaroi: “Jam i lumtur që jam rikthyer”, u shpreh fillimisht portieri i Real Madridit, pas një abstenimi nga “Djajtë e Kuq” që zgjati që nga qershori i vitit 2023.

Vetë Courtois tashmë ka pasur rastin të takojë trajnerin e tij të ri, Rudi Garcia, i cili komentoi si më poshtë: “Kam pasur një ndjenjë shumë pozitive, pak si me Ancelottin te Real Madridi.

Garcia është një fitues, u duk qartë gjatë bisedës sonë dhe këtë e ndjeva. Ai më duket si një trajner i fortë, këtë më kanë thënë edhe disa lojtarë që kanë punuar me të”.

Courtois do të bëjë rikthimin e tij të madh në dritaren e ardhshme ndërkombëtare, për të luajtur play-offin e Ligës së Kombeve kundër Ukrainës më 20 dhe 23 mars 2025. I etur për të luajtur për vendin e tij në Kupën e Botës 2026, përpara se të thotë lamtumirë futbollit.