Një çift i ri kinez pozojnë duke buzëqeshur në zyrën e kryetarit të bashkisë, ku shkuan për t’u martuar, duke mbajtur në duar shënime që autoritetet u dhanë për t’i inkurajuar të martoheshin.

Qyteti i Luliang, në provincën veriore Shanxi, është një nga zonat e shumta në Kinë që, për shkak të krizës demografike, po u ofron stimuj çifteve që të martohen ose të kenë një fëmijë.

1500 juanë (197 euro) që mori çifti është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të rritur shkallën e lindjeve, me popullsinë e Kinës që pritet të bjerë për të tretin vit radhazi në 2024.

Kjo shumë, edhe pse e kufizuar nga standardet kineze, përfaqëson rreth gjysmën e pagës mesatare në Luoyang.
“Unë mendoj se kjo politikë është efektive” në nxitjen e martesave, tha Zhang Gang, dhëndri, për AFP. “Kur u tregova miqve të mi për këtë masë, të gjithë menduan se ishte e mrekullueshme!”

Numri i martesave në Kinë ra me më shumë se 20% vitin e kaluar, sipas statistikave zyrtare të publikuara të hënën.
Të rinjtë kinezë po hezitojnë gjithnjë e më shumë të martohen, për shkak të kostove financiare, veçanërisht të rritjes së fëmijëve, por edhe për shkak se tregu i punës është bërë më i vështirë dhe një pengesë për martesën.

Kur u njoftua subvencionimi i autoriteteve të Luliang vitin e kaluar, shumë përdorues të rrjetit menduan se ndihma ishte shumë modeste në krahasim me koston e jetesës.
Subvencioni, që ka të bëjë me gratë nën 35 vjeç, është pjesë e një sërë masash të marra nga qyteti.

Në zyrën e gjendjes civile të Luliang dje të mërkurën, ditën e një feste tradicionale kineze, fluksi i çifteve ishte i qëndrueshëm: ata ishin aty për të përfituar nga bonusi që filloi të jepej më 1 janar.
Pagesat bëhen me ndihmën e një makinerie automatike, e cila numëron kartëmonedhat 100 juanësh që u paguhen çifteve.

Për shkak të pjesëmarrjes së madhe, shërbimi ndonjëherë përballej me mungesë parash, tha për AFP Wang Yanlong, 36 vjeç, i cili është atje për të marrë bonusin pasi u martua në fillim të janarit.