Futbolli, ashtu si edhe jeta, kërkon edhe një dozë të fortë të fatit. Mungesën e saj po e vuan Armando Broja, por ndoshta fati mund t’i buzëqeshë Armandos tjetër, me mbiemrin Dobra. Sulmuesi 23-vjeçar, që aktualisht luan në kategorinë e katërt në Angli, mund të ngjitet në të dytën nëse gjërat shkojnë ashtu siç pritet.
Futbollisti që po shkëlqen tek Çestërfildi, po ndiqet nga skuadra e kategorisë së tretë, Stokport Kaunti, ndonëse ka kontratë në klubin e tanishëm deri në 2026.
Trajneri I Çestërfildit, Pol Kuk, deklaron se dëshiron ta mbajë lojtarin më të mirë që ka në ekip.
Dobra ishte heroi kryesor që skuadra u ngjit nga liga e pestë amatore, në të katërtën, dhe që ende ka shpresë për të arritur në kategorinë e tretë. Ai ka 11 rrjeta gjithsej këtë edicion, nga të cilët 8 në ligën e dytë angleze, si dhe ka shërbyer një asist.
Stokport Kaunti është ende në kategorinë e tretë, por ndodhet në vendin e katërt, pra pretendon të arrijë në Championship në mënyrë direkte ose përmes plej ofit.
Nëse gjithçka kombinohet siç duhet, Armando Dobra do të realizonte një ngjitje prej 4 kategorish në futbollin anglez në vetëm tre sezone.