Një 47-vjeçar është arrestuar në Mançester se ka djegur një Kuran në qendër të qytetit, tha një zëdhënës i policisë së qytetit për GB News.

Sipas policisë, një burrë që dogji një Kuran pranë Memorialit Glade of Light të qytetit, i ngritur në kujtim të viktimave të sulmit terrorist në Manchester Arena më 22 maj 2017, ku humbën jetën 22 persona, do të qëndrojë në paraburgim.

Djegia e Kuranit u transmetua drejtpërdrejt në mediat sociale vetëm disa ditë pasi Salvan Momika, një aktivist suedez anti-islamik që dogji një Kuran në vitin 2023, u vra në një apartament afër Stokholmit më 29 janar.

Në përgjigje të incidentit të sotëm, zëdhënësja e policisë Stephanie Parker tha se ata “e kuptojnë shqetësimin e thellë që kjo do të shkaktojë” në disa komunitete në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe se policia është e vetëdijshme se pamjet video të drejtpërdrejta po qarkullojnë.