Gjatë takimit të parë të kabinetit të administratës Trump, miliarderi Elon Musk ishte në qendër të diskutimit pasi presidenti republikan e mbështeti atë dhe ekipin e tij në DOGE, që ka marrë përsipër të ulë shpenzimet e qeverisë dhe shkurtuar fuqinë punëtore federale, ndërsa zbuloi se disa anëtarë të kabinetit të tij “nuk pajtohen disi ” me Musk.
Trump tha se ekipi i Musk ishte “i emocionuar” me fuqinë e jashtëzakonshme që i ishte dhënë këshilltarit të tij miliarder, pavarësisht tensioneve të raportuara për shkurtimet e tij gjithëpërfshirëse të qeverisë.
Presidenti i kërkoi manjatit të teknologjisë Musk, i cili kishte veshur një kapele të zezë bejsbolli “Make America Great Again”, të ngrihej dhe të fliste për programin e diskutueshëm të të ashtuquajturit Departamenti i tij i Efikasitetit të Qeverisë. Në takimin e tij të parë të kabinetit pas marrjes së detyrës për herë të dytë, Trump pyeti zyrtarët e qeverisë së tij: “A është dikush i pakënaqur me Elon?” Ndërsa të qeshurat nervoze mbushën dhomën, ai vijoi: “Nëse dikush është, do ta nxjerrim nga këtu për b*the përjashta “. Anëtarët e kabinetit të tij u përgjigjën me duartrokitje, sipas New York Times.
“Disa nuk pajtohen pak, por unë do t’ju them se në pjesën më të madhe mendoj se të gjithë jo vetëm që janë të lumtur, por edhe të emocionuar.”
Trump më herët kishte minimizuar raportet për tensionet mbi dominimin e tij, duke postuar në platformën e tij të mediave sociale Truth Social: “TË GJITHË ANËTARËT E KABINETIT JANË SHUMË TË KËNQUR ME ELON”. Musk kohët e fundit anashkaloi protokollin e qeverisë dhe lëshoi një urdhër të drejtpërdrejtë për punonjësit federalë, duke kërkuar që ata të paraqesin një shpjegim me shkrim se si kanë punuar dhe të listojnë arritjey përmes emailit ose rrezikojnë shkarkimin.
Disa departamente, duke përfshirë Departamentin e Shtetit, Deparatamentin e Mbrojtjes, atë të Enrgjisë, Sigurisë dhe Drejtësisë, e kishin kundërshtuar direktivën, duke udhëzuar stafin e tyre që të mos e zbatonte urdhrin.