Kryeministri Edi Rama thotë se sot drejtësia është e çliruar nga politika.

Përmes një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Altin Dumani, drejtuesi i SPAK, e ka pasur në hetim çështjen e 21 janarit edhe kur ishte prokuror i zakonshëm, por e ka pasur të pamundur ta luftojë korrupsionin.

“Jep dorëheqjen. Për cilën arsye? Nuk dua ta diskutoj sot. Do merremi me shumë maturi. Gjysmën apo të gjithën, kjo është çështje që ka një zanafillë. Nëse i referohemi fakteve, dhe nëse shohim historikun e gjithë kësaj priudhe, e para, që nga 1912, nuk ka pasur deri kur reforma në drejtësi filloi, asnjë anëtar qeverie, të asnjë regjimi, të asnjë force, që të jetë gjykuar dhe dënuar, nga jnë drejtësi e pavarur. Si ndodhi kjo? Ra nga qielli kjo? Altin Dumani, për shembull, e ka pasur 21 janarin në tavolinë edhe më parë, kur ishte prokuror i zakonshëm. Ka pasur mundësi ta luftonte korrupsionin edhe atëherë. Spese ka qenë e pamundur, drejtësia ka qenë e kapur. Sot, drejtësia, është çliruar nga kontrolli politik, e ka çliruar forca politika që unë drejtoj, luftë pa kompromis, majtas dhe djathas”, theksoi ai.