Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e kësaj të mërkure një takim me asambletë socialiste të njësive Dajt, Zall-Herr, Zall-Bastar, Shëngjergj, Petrelë, Farkë, Baldushk, Krrabë dhe Bërzhitë, në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Gjatë fjalës së tij për të pranishmit, Rama u ndal edhe te anëtarësimi i Shqipërisë në BE, teksa u shpreh se ka ardhur koha që të bëhet një ëndërr realitet. Rama deklaroi se Shqipëria është poshtëruar për qindra vjet dhe tani sipas tij ka ardhur koha ‘të marrim hak’ duke u anëtarësuar në BE.

Rama: Vetëm nëse votojmë për PS masivisht ne kemi mundësinë që të bëjmë realitet atë që deri dje dukej sikur do ishte realitet pas vdekjes tonë. Kur dolën në rrugë duke thënë e duam Shqipërinë si gjithë Europa, menduan se do rrëzosh regjimin dhe do bëhesh si në Europë. Të gjithë ne së bashku në emigracion ose jo e dimë shumë mirë çdo të thotë të lindësh në një vend të poshtëruar me qindra vjet. Të poshtëruar më shumë nga të vetët se të huajt. Dhe ky është momenti për të marr hak dhe për ti dhënë hakun.

edi rama