Aeroplanmbajtësja USS Harry S. Truman u përplas me një anije të madhe tregtare të mërkurën mbrëma në afërsi të Port Said, Egjipt, në Detin Mesdhe.

“Aeroplanmbajtësja e klasit Nimitz USS Harry S. Truman (CVN 75) u përfshi në një përplasje me anijen tregtare Besiktas-M rreth orës 23:46 me orën lokale, më 12 shkurt, ndërsa operonte në afërsi të Port Said, Egjipt, në Detin Mesdheut F.S.

Incidenti përfshiu një përplasje të rrallë të dy anijeve të mëdha pasi aeroplanmbajtësja 100,000 tonësh u përplas me anijen tregtare 53,000 tonësh Besiktas-M, një anije mallrash me flamur panamez.

Nuk ka raportime për të lënduar dhe as përmbytje në bordin e transportuesit, i cili mban një ekuipazh prej 5000 marinarësh dhe incidenti është nën hetim.

Truman fuqizohet nga dy reaktorë bërthamorë dhe katër sisteme shtytëse, dhe deklarata e Flotës së Gjashtë tha se impiantet shtytëse të anijes ishin të paprekura dhe u tha se ishin në “një gjendje të sigurt dhe të qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e Flotës së Gjashtë të SHBA-ve, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se aeroplanmbajtësja dhe grupi i saj sulmues kishin operuar në Detin e Kuq që nga mesi i dhjetorit.

Ajo ishte pjesë e misionit për të penguar sulmet militante Houthi të nisura nga Jemeni ndaj anijeve tregtare që kalojnë tranzit në atë zone.

Pas armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, aktiviteti i aeroplanmbajtëses në zone ishte ulur, pasi grupi militant Houthi pretendonte se sulmet e kryente në mbështetje të Hamasit dhe palestinezëve.