“Efkaristo poli!” Me këto fjalë e nisi takimin elektoral në Athinë, kryedemokrati Sali Berisha, dhe arsyeja mbetet mister pse duhej t’u fliste greqisht shqiptarëve?!

Kreu i demokratëve tregoi sfidën më të vështirë që kanë demokratët në zgjedhjet e 11 majit.

Në sallën me militantë të PD, të pranishëm ishin deputetët demokratë si dhe aleati pro-grek i demokratëve Vangjel Dule.

Krah Berishës ishte rreshtuar edhe Fredi Beleri që kandidoi në zgjedhjet vendore të 2023 nën siglën e opozitës, por që nuk u betua si i tillë pasi u dënua për korrupsion në zgjedhje.