Alvaro Morata u largua nga Milani, pasi luajti vetëm 16 ndeshje me kuqezinjtë. Menjëherë pasi u transferua te Gallatasaray, sulmuesi spanjoll i dërgoi një mesazh falenderimi tifozëve të skuadrës italiane.
“Faleminderit që më dhatë mundësinë të vesh këtë fanellë, Milani është një klub i pabesueshëm, faleminderit të gjithëve”, ishin fjalët e Morata. Kujtojmë që lojtari ka luajtur gjatë karrierës për ekipe si Real, Atletico, Juve apo edhe Chelsea.